MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Djali im pi 15 litra ujë në ditë, ç’të bëj?

05.06.2020 - 18:33

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Djali im pi 15 litra ujë në ditë, ç’të bëj?

Mjeku: Diagnoza është e qartë. Sëmundja ka të bëjë me mungesën e prodhimit të hormonit HAD. E për pasojë organizmi nuk e koncentron dhe nuk e mban sasinë e ujit që ka nevojë trupi. Të tillë të sëmurë pinë sasi të mëdha të ujit në ditë, po ashtu kanë edhe urinim të shtuar dhe të shpeshtë. Pavarësisht ndonjë efekti anësor, nuk duhet ta lënë fëmijën pa mjekim, sepse pasojat që mund të vijnë nga kjo sëmundja janë serioze dhe të rrezikshme për jetën.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.