MENU
klinika

‘Shpërthen’ eurodeputetja

“Do befasoheni pse Macron nuk ua jep vizat!”

20.06.2020 - 15:44

Viola Von Cramon, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian,përmes disa postimeve në rrjetet sociale i ka drejtuar një pyetje të dërguarti të Trump, Richard Grenell lidhur me rezultatet e këtyre marrëveshjeve të nënshkruara nën mbikëqyrjen e këtij të fundit. Ndërkohë Richard Grenell i ka kthyer përgjigje duke thënë se pse Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për Kosovën në vend se të kritikoni administratën Trump.

Ndër të tjera ka shkruar se edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli duke thënë se është momenti i fundit që pas rekomandimit të Komisionit Evropian, shtetet e BE’së ta japin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Por eurodeputetja i është kundërpërgjigjur sërish Pacollit, duke thënë se është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian heqja e vizave të Kosovës, por për këtë çëshjte pyeteni Presidentin e Francës, Emmanuel Macron se pse ngurron në dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovë.

Postimi në Twitter

“Siç ia shpjegova, Richard Grenellit, është në dorën e Këshillit të Bashkimit Evropian të vendosë për këtë çështje. Fatkeqësisht. Por nëse ju dëshironi të luani një rol konstruktiv këtu, thirreni në telefon Presidentin Emmanuel Macron pse ai është kaq hezitues për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Ju do të befasoheni me përgjigjen e tij.”-është shprehur Von Cramon.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat