Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u ka bërë sërish thirrje kompanive të transportit publik që të fillojnë punën dhe se gjatë kësaj javë do të shoh raportet e monitorimit të frekuencave të kalimit të autobusëve dhe në fundjavë do të marrë një vendimin e do i shoh personalisht vetë këto frekuenca dhe kush kompani nuk i respekton atëherë ‘Bella Ciao’, humbet licencën dhe ne gjejmë një tjetër operator. Veliaj tha se qytetarët dhe një vend nuk mund të mbahen peng e personave.
“Të gjithë linjat të kuptojnë se kush kanë pasur nevojë për bashkinë ne kemi qenë me ata dhe kur kanë pasur të drejtë i kemi mbështetur. Ajo që thonë disa kompani se unë do ta mbajë këtë licencë private deri sa të më dali mua llogaria, nuk shkon se ajo licencë do të hiqet sepse nuk na del ne si qytetar llogaria.
Kemi filluar matjet e frekuenca çdo 5 minuta dhe do të prodhohet një raportit ditor dhe në fundjavë do të marr vendimin dhe javën tjetër bela ciao. Këto tre ditë do shoh personalisht vetë raportet dhe kush nuk e realizon do të shkojë në shtëpi dhe nuk mban peng dot vendin”, tha Veliaj.