MENU
klinika

Bundesliga, java 33

Dopietë e Lewandowskit, Haaland mposht Leipzig

20.06.2020 - 16:30

Bayern Munchen nuk ndalet së fituari edhe pasi ka siguruar titullin kampion. Kampionët e Gjermanisë për herë të tetë radhazi fituan 3-1 në “Allianz Arena” ndaj Freiburg, ku një herë shënoi Kimmich dhe do gola i shënoi Lewandowski.

Me këto dy gola sulmuesi polak ngjitet në kuotën e 33 golave në Bundesligë për këtë sezon. Natyrisht, ai e ka fituar “Këpucën e Artë” në Gjermani, por ai kërkon ta fitojë atë europiane. Immobile në Itali e ndjek me 27 gola, në Serie A që kanë mbetur 12 javë, ndërsa Bundesliga ka vetëm 1 javë. Plot 48 gola për Lewandowskin këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Sulmuesi polak është bërë lojtari i parë jo gjerman që shënon më shumë se 31 gola në një sezon në historinë e Bundesliga-s. Gjithashtu, me 33 golat e tij, ai është bërë lojtari i parë me më shumë gola të shënuar në një sezon që nga koha kur Dieter Müller realizoi 34 për Koln në sezonin 1976–77.

Ka shkruar historinë edhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kanë mundur 2-0 Leipzig në transfertë falë një dygolëshit të Haaland. Me 84 goalt e shënuar në këtë kampionat, verdhezinjtë kanë vendosur një rekord të ri për numrin e golave të shënuar në një sezon të Bundesliga-s.

Lajme të këqija për Werder-in e Milot Rashicës, që është mundur 3-1 sot në fushën e Mainz dhe është me një këmbë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Ylli kosovar nuk ka mundur ta ndihmojë skuadrën e tij, pasi është lënë në stol nga trajneri Kohfeldt.

Në ndeshjet e tjera, Dusseldorf ka barazuar 1-1 në shtëpi me Augsburg, Hertha ka mundur 2-0 Leverkusen-in, Hoffenheim ka tuar 4-0 në shtëpi kundër Union Berlin, Wolfsburg ka mundur 4-1 në transfertë Schalke-n, Paderborn-i i Gjasulës është mundur 3-1 në shtëpi nga M’Gladch, ndërsa Koln-Frankfurt është mbyllur 1-1.