MENU
klinika

Çfarë i kërkon opozita parlamentare Ruçit?

“Duam depolitizim të administratës zgjedhore e ndryshim sistemi”

10.06.2020 - 09:31

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u takua sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, siapas kërkesës së tyre, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore. Në takim ishin të pranishëm z. Myslim Murrizi, Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, z. Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar të Pavarur, dhe z. Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen e votohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës, është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Qëndrim radikal për reformën zgjedhore'

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi takon sot opozitën parlamentare