MENU
klinika

Vendi drejt kolapsit total

Edi Rama kërcënon me rikthim të masave kufizuese derisa…

12.06.2020 - 08:08

Shqipëria rrezikon të futet në kolaps total. Masat kufizuese rrënuan bizneset dhe miliona familje shqiptare, por sinjalet janë se mund të rikthemi te e njëjta situatë. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar dje se do të kthejë masat kufizuese derisa të dal vaksina. Gazeta ka thënë se Bill Gates ka kapur gjithë botën për shitjen e vaksinës së tij dhe si duket ka shtrirë tentakulat dhe te ne.

Që vaksina të dalë do të duhen vite, atëherë Shqipëria do të jetë në kolaps. “Numrat e të infektuarave, e shihni po rriten, po ashtu, po rriten edhe shtrimet në spital. Çka është më shqetësueses është se trendi në rritje po vazhdoi kështu, jo vetëm mund të na sjelli dëme të rënda jetë njerëzish dhe në shëndetin e shumë kujt, por larg qoftë do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, deri në daljen e vaksinës”, tha Rama.

Por dyshime ka dhe sa i takon shifrave të të infektuarve. Shqipëria është i vetmi shtet që po ecën mbrapsht. Kur në të gjithë botën numri i të infektuarve po ulet me shifra drastike, te ne rriten. Përse? Sipas shifrave zyrtare, dje në Gjermani ka pasur vetëm 138 të infektuar, në Itali 379 të infektuar, Spanjë 427, Zvicër 33, Austri 29, etj. Pra si ka mundësi që në të gjithë botën shifrat vijnë vetëm duke u ulur, ndërsa te ne rriten?

Pasojat në ekonomi

Kthimi i masave rrezikon ta fusë vendin në koas total ekonomik. Banka Botërore dhe FMN kanë dhënë alarmin se mund të kemi deri në 70 mijë të papunë, ndërsa nëse masat rikthehen kjo shifër do të rritet ndjeshëm. Por për kryeministrin jeta është më e rëndësishme se ekonomia. “Jam i shqetësuar nga situata për koronavirusin. Nuk dua që të kthej sërish situatën që ishim, me mbyllje. E di se ka vuajtje për bizneset dhe njerëzit. Nuk kam ndryshuar mendim. Ekonomia ngrihet dhe bie, njeriu vdes e nuk ngjallet më. Më vjen keq për ata qytetarë që nuk mbajnë distancat sociale të duhura. Nuk dua as ta mendoj, e nuk dua ta përmend fjalën karantinë, por nëse nuk ndryshojmë sjellje dhe rriten numrat e personave me koronavirus e rritet numri i njerëzve të intubuar, më vjen keq, por do duhej rikthim. Prandaj ju lutem, bëni gjënë e duhur, e keni vetë në dorë. Secili e ka në dorë të bëjë gjënë e duhur, të shkojë përpara, të shërohemi shpejt, të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon”, ka deklaruar gjatë një video live kryeministri Edi Rama.

Sakaq Rama ka deklaruar se nëse vijohet me këto ritme dhe me këto shifra, qeveria do të detyrohet që të rikthejë masat. Ai u shpreh se nëse nuk do të tregohet kujdes e gjithë lufta që u bë për kaq muaj do të shkojë dëm dhe gjithçka do të nisë nga e para. “E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarve rriten, atëherë me keqardhje, por realisht nuk do kemi ça të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vende të tjera. Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë në dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon”, tha Rama.

Të zbatohen masat

Kryeministri e ka bërë të qartë se e vetmja mënyrë për të mos kthyer kufizimet është zbatimi i masave të vendosura nga qeveria. Rama deklaroi se i kishte parë mjaft problematike shifrat e fundit që janë regjistruar në vendin tonë. “Si do ja bëjmë? Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush?! Nuk dua të bëhem i përsëritshëm, por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, armiku i padukshëm nuk ka ikur.

Prej 3 ditësh kemi më shumë shtrime në spital se në kulmin e tij, nuk dua të lëshoj ofensivën ndëshkimore për bizneset që nuk respektojnë protokollet, e di mirë se sa kanë vuajtur, por nuk kam ndryshuar mendim, ekonomia bie dhe ringrihet, të vdekurit jo. Nuk dua që ndëshkimet të jenë as për njerëzit moskokëçarës, tani që jemi hapur. E di se sa kanë duruar të gjithë dhe kur solidariteti i pashoq na nxori faqebardhë, nuk dua ta mendoj karantinën”, tha Rama.