MENU
klinika

Sërish karantinë?

Ekspertët e shëndetësisë në SHBA bëjnë paralajmërimin për qytetarët

14.06.2020 - 11:42

Masat e rrepta të distancimit shoqëror dhe mbyllja e dyqaneve mund të kthehen nëse rastet e koronavirusit në SHBA. rriten “në mënyrë dramatike”, paralajmëroi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. (CDC)

Masat e karantinimit u imponuan kryesisht në muajin mars, pasi rastet u rritën në mënyrë të pakontrollueshme në vende si New York City. Sidoqoftë, shumë shtete kanë filluar të heqin kufizimet javët e fundit për të luftuar “pandeminë ekonomike”.

Disa shtete që kanë hequr kufizimet janë duke parë një rritje të rasteve me Covid-19.
“Nëse infeksionet fillojnë të rriten përsëri, veçanërisht nëse ato rriten në mënyrë dramatike, është e rëndësishme të pranoni se më shumë përpjekje zbutëse siç janë ato që u zbatuan në mars mund të jenë sërish të nevojshme”, tha një përfaqësues i CDC.