Elbasani ka marrë fitoren më të vyer në Kategorinë e Parë, duke iu larguar zonës për të rënë në Kategorinë e Dytë. Verdheblutë përmbysën Turbinën në “Elbasan Arena”, në një ndeshje që pati shumë emocione, duke qenë një derbi më vete, teksa u humbën dy penallti, nga një për secilën skuadër.
Pas humbjes me Dinamon, Burreli humb edhe në shtëpi me Velecikun. Gjithsesi, matjanët nuk rrezikojnë rënien. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi përfundoi me fitoren e Egnatias. Kujtojmë që këto ndeshje luhen për luftën për të mos rënë në Kategorinë e Dytë.
Formula është e atillë, me dy skuadra që zbresin direkt dhe një që bën ndeshje shtesë me një nga ekipet e Kategorisë së Dytë, sipas renditjes…
GRUPI A
Burreli-Veleçiku 0-2
Hasa 5′, 29′
Egnatia-Tërbuni 2-1
D.Bilali 20′, F.Meta 29’/ I.Allmuca 34′ (autogol)
GRUPI B
Oriku-Shënkolli 3-2
E.Qejvani 22′, N.Xhelili 80′, Caushaj 83’/ F.Toma 44′, R.Danaj 71′
Devolli-Iliria 1-2
M.kame 39′ / A. Pasha 44′, Kita 92’ aut.
Elbasani-Turbina 3-2
Nuri 51’, 57’, Ferati 58’ / Peqini 28′, Koldashi 88′