MENU
klinika

"Dvorani shkaktari i përplasjeve presidencë- Kuvend!"

Emërimet në ‘Kushtetuese’/ Meta: ‘Venecia’ s’kishte kritika për mua!

22.06.2020 - 14:19

Presidenti Ilir Meta ka analizuar katër pikat më kryesore, siç ai i cilëson nga opinioni i Komisionit të Venecias, për emerimet në Gjykatën Kushtetuese.

Për Metën, ‘Venecia’ konfirmoi që ai kishte të drejtë, dhe se përgjegjës kryesor për ngërçin procedurial ka qenë ish- kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësië, (KED) Ardian Dvorani.

“Komisioni i Venecias konfirmoi se shkak i përplasje institucionale Kuvend President ishin veprimet antiligjore të Ardian Dvoranit dhe mënyrës së dërgimi të listave nga ai. Përgjegjësia individuale e Dvoranit është e provuar se nuk e diskutoi në mbledhjen plenare me anëtarë të tjetër të KED siç e kërkon ligji. Venecia konfirmoi se KED funksionoi në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i avokati është anti- kushtetueses. Venecia konfirmoi se veprimet e presidentit jo vetëm që ishin në përputhje me Kushtetutën, por ruajtën Kushtetutshmërinë e ligjit. Ndryshimi i procedurës përpara presidentit, betimi i gjyqtarit bëhet vetëm para presidentit dhe është parakusht jo vetëm për rifillimin e detyrën, por edhe legjitimitetit të marrjes së mandatit”, tha Meta.

Pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, shumica socialiste u shpreh pak ditë më parë se do të nisë puna dhe për këtë i shtriu dorën opozitës në parlament për ndryshimet në Kushtetutë për betimin, që fillimisht ia hoqi kreu të shtetit. Por sot, Meta doli kundër, duke thënë se e vetmja ide që nuk kundërshtonte moralisht për ndryshime kushtetuese nga ky kuvend është që Presidenti të zgjidhet nga populli.

“Nuk mund të kemi asnjë reagim për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar mirë çfarë thotë Komisioni i Venecias. Është e qartë, që Komisioni i Venecias i sqaron në mënyrën më të kristaltë të gjitha raportet e institucioneve të përfshira në këtë debat. Nuk ekziston në asnjë presje që të ketë një vërejtje apo kritikë për Presidentin. Lidhur me këtë ide, mund të them se e vetmja ide që unë nuk e kundërshtoj dot moralisht për ndryshime kushtetuese nga ky kuvend, që ka ato probleme që janë renditur nga Venecia, është që Presidenti të zgjidhet nga populli. Për të tjerat Venecia e thotë qartë se cfarë duhet bërë dhe kur duhet bërë” tha ai.

Një koment, Ilir Meta e kishte edhe për paketën anti-shpifje, që gjithashtu Venecia e rrëzoi. “Për anti shpifjen ka ndodhur një akt i paprecedent, ai i rrëzuar është trashmë. Vetë Këshilli i Europës e ka çuar në Venecia, as nuk duhet të ishte vendosur në diskutim kjo çështje. Nuk do të doja që të hyja në detaje, se ju jeni gazetarë, keni pasur dhe do të keni gjithmonë të drejtë” tha ai.

Komisioni i Venecias në opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, justifikoi veprimet e Presidentit Meta dhe i jep të drejtë faktit që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjidh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues. Rasti Arta Vorpsi u bë precedent për konfliktin mes Kuvendit dhe Presidentit, ku Meta nuk pranoi emërimin dhe as betimin e saj.