MENU
klinika

Këngëtari i njohur shqiptar del me deklaratën e papritur

“Ende mendoni se një maskë ju shpëton nga vdekja?”

22.06.2020 - 09:21

Vetëm pa ditë më parë aktorja Delinda Disha përmes një postimi në rrjetet sociale e quajti koronavirusin një mashtrim për të shitur vaksinën.

Mirëpo pas deklaratës së bujshme të aktores së ‘Klanifornias’ ka ardhur një tjetër deklaratë e papritur për koronavirusin.

Këngëtari Majk ka ironizuar mbajtjen e maskave gjatë periudhës së pandemisë.

Në një postim të tijin në Instagram, këngëtari shprehet me ironi se maska nuk të shpëton nga vdekja.

“Hala po besoni qe ni mask tpshton prej dekes a”, shkruan Majk, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshur.

Ndonëse pandemia ka pezulluar aktivitet artistike të shumë artistëve, Majk ka qëndruar aktiv edhe në këtë periudhë, me këngën e tij të quhet fundit titullohet ‘Serenatë’.