MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

“Fëmija im është thuajse 2-vjeç dhe akoma nuk flet…”

10.06.2020 - 09:30

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mfalni a osht normale femija 1vjet e 9muj mos me fol asni fjal. veq kshtu fol ne gjuhen e vet, nuk flet kurgjo amo kshtu ska asni shej autizmi tana i ka normale osht ne gjendje 100personave me ju nejt perball mju fol kshtu ne gjuhen e ti..

Mjeku: Pyetjen që keni bërë nuk përmban të dhëna të mjaftueshme për të dhënë një përgjigje të plotë. Prandaj për aq sa ka pyetur edhe unë do t’i përgjigjem. Një fëmijë 1 vjeç e 9 muaj nuk është normale të mos flas. Në këtë moshë ai duhet të thotë mbi 150 fjalë. Ndërsa sa i përket gjuhës së tij që flet e nuk kuptohet fare, mendoj që fëmija ka një vonesë në të folur.

Pra, fëmija mund të jetë në fazën që ne në logopedi e quajmë të folurit bebe që nuk kuptohet.

Nëse fëmija nuk ka Autizëm apo shenja të autizmit ju duhet ta vërtetoni te ekspertët e kësaj fushe. Ju duhet t’i drejtoheni një Psikiatri të fëmijëve, Psikologut, Logopedit.

Gjatë vlerësimit nga këta ekspert ju do të bëni zgjedhjen e duhur për fëmijën tuaj. Sa më shpejt të bëhet ndërhyrja aq më lehtë do të shkojë trajtimi i tij. Do të punohet ana e komunikimit, ana emocionale e sociale.

Në shtëpi të mos flisni para fëmijës për vështërsitë e tij me të tjerët. Kur nuk e kuptoni të mos bëheni sikur e kuptoni sepse ai do vazhdoj gjuhën e tij.

Shpresoj që keni marrë pergjigjen e duhur!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.