MENU
klinika

Studimi britanik

Fëmijët kanë gjysmën e shanseve për t’u prekur sesa personat mbi 20 vjeç

17.06.2020 - 14:20

Një studim britanik i Shkollës së Londrës për Higjienën i publikuar në ‘Nature Medicine’ ka dalë në përfundimin se fëmijët kanë gjysmat e shanseve të infektohen me COVID-19 se sa personat mbi 20 vjeç.

Po ashtu studimi thotë se fëmijët zakonisht edhe nëse infektohen nuk shfaqin shenja të COVID-19.

Sipas tij, infektimi nga koronavirusi tashmë varet nga mosha i cili është një faktor i rëndësishëm por për shenjat klinike dhe për infektimet, pasi për përhapjen fëmijët edhe nëse nuk kanë shenja klinike ia përhapin lehtësisht personave mbi 20 vjeç, të rritur apo dhe të moshuarve.

Në fakt studimi bazohet në 6 vende, Kanadaja, Kina, Italia, Japonia, Singapori dhe Koreja e Jugut që ishin vende të cilat u prekën masivisht nga koronavirusi.

Ky studim mund të vlejë për autoritetet mbi hapjen e çerdheve apo shkollave të arsimit parauniversitar.