MENU
klinika

Ndyrshimi i sistemit zgjedhor

Gjiknuri i përgjigjet opozitës parlamentare: I qëndrojmë marrëveshjeve me PD e LSI

12.06.2020 - 17:52

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i sugjeron opozitës parlamentare të reflektojë dhe të mos bllokojë draft-marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik.

Gjiknuri tha se partia e tij nuk shkel marrëveshjet që bën me forcat e tjera politike, PD dhe LSI në këtë rast.

Ai tha në përfundim të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore se çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor u ngrit në Këshillin Politik, por nuk gjeti mbështetje.

“Shpresoj që deri në fund të kemi reflektim dhe t’i bëjmë thirrje koshiencës tonë kombëtare. Ne jemi një parti që i qëndrojmë marrëveshjeve, dhe nuk mund të bëhemi palë me shkeljet e marrëveshjeve. Megjithatë ne do të bëjmë çmos që kjo paketë të kalojë, sepse është shumë e rëndësishme. Megjithatë çështja e sistemit zgjedhor mbetet e hapur. Çështja e sistemit zgjedhor u hap si temë në Këshillin Politik por nuk gjeti mbështetje,” tha Gjiknuri.