Përfaqësuesi i PS për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar në lidhje me votën e emigrantëve se si do të zhvillohet ajo.
Gjatë një konference online me Këshillin Koordinues të Diasporës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”. Gjiknuri tha se Vota e emigrantëve është menduar të bëhet me postë apo në mënyrë elektronike,edhe pse kjo e fundit do të kërkonte një kohë më të gjatë. Gjiknuri tha se dhënia e votës me postë mund të jetë një nga mënyrat, por që fillimisht duhet që të gjithë emigrantët që kanë dëshirë të votojnë të regjistrojnë adresën e tyre në regjistrin civile kombëtar dhe prej andej do të gjenerohet dhe jë listë e veçantë për ta. Kjo listë Gjiknuri tha se është vendosur t’i bashkohet qarkut të Tiranës, ndërsa në lidhje me marrjen e mandateve nga vetë diaspora shqiptare, për Gjiknurin kjo do të kërkojë kohë dhe ndryshime Kushtetuese që nuk janë të mundura në këtë kohë.
“Reforma zgjedhore u zhvillua në një kontekst të vështirë politik dhe nuk ishim normale si reforma të tjera zgjedhore pasi vinim në një situatë ku me opozitën jashtëparlamentare dialogu ka qenë i munguar dhe vota e emigrantë duhet të trajtohet me shumë kujdes që të mos ngjallte pengesa nga asnjë palë. Morëm përsipër që çështjen e votës së emigrantëve ta përfshijmë në një mënyrë që ajo të bëhet e mundur se si ta zbatojmë atë. Nisur nga teksti dhe legjislacioni aktual në Shqipëri që vota e emigrantëve duhet të kryhet vetëm përmes një regjistri paraprak ku emigrantët të kenë dhënë adresat e tyre dhe për këtë arsye qeveria në 2016 miratoi një ligj dhe krijoi aplikacionet online dhe infrastruktura është gati. Duke pasur parasysh këtë dhe mënyrën se si ne gjenerojmë listën e zgjedhësve, proceduar me postë apo mënyrë elektronike, që e dyta mund të dojë më shumë kohë ia deleguam KQZ. Sepse ne nuk ishim në gjendje të mund të detajonim çdo procedurë se si do të funksionojë vota me postë. KQZ do të udhëheq procesin dhe përcaktimin ligjor të gjithë këtij procesi. Nëse një emigrant ka regjistruar adresën do të futet në listën e zgjedhësve dhe duke shprehur dëshirën e tij përmes një akti të KQZ nëpërmjet postës të mund të japin votën e tyre. Kjo është situata. E drejta e sanksionuar duhet që emigranti të jetë i regjistruar në gjendje civile dhe infrastruktura të jetë gati dhe vota do të llogaritet në qarkun e Tiranës pasi ashtu funksionon mënyra e regjistrit të gjendjes civile pasi emigrantët dalin me një listë unike. Pasja e mandateve për emigrantet nuk mund të zgjidhet dot tani pasi duhen ndryshime kushtetuese, prandaj është llogaritur që vota e tyre të llogaritet në qarkun e Tiranë”, tha Gjiknuri.