Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thirrur po nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar pas Këshillit Politik.
Mbledhja do të zhvillohet pasdite në orën 17:00 dhe është e para pas arritjes së marrëveshjes për reforme zgjedhore në Këshillin Politik.
Në këtë mbledhje pritet që Gjiknuri të informojë anëtarët e Këshillit Politik që janë të ndarë në mazhorancë – opozitë parlamentare.
Po nesër Gjiknuri ka ftuar në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit Politik për të miratuar amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Drafti i marrëveshjes nuk ka kaluar ende në Komision ndërkohë opozita parlamentare ka bërë me dije se po në këtë Komision për Reformën Zgjedhore do të paraqesë kërkesën për ndryshimin e sistemit zgjedhor si dhe do të bëjë të qarta kushtet dhe sanksionet e saja.