Partia Socialiste ka refuzuar mbledhjen e Këshillit Politikm thirrur nga opozita e re! Me anë të një letër, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill, Damian Gjiknuri shkruan se nuk do të ketë një mbledhje tjetër deri kur opozita të ketë një propozim tjetër për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ.
Një kërkesë e tillë, për mazhorancës shkon përtej marrëveshjes së arritur më 5 qershor, e për pasojë nëse nuk ka një propozim të ri, PS-ja refuzon të marrë pjesë në mbledhje.
“Në lidhje me propozimin për formulën e emërimit të KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes së propozuar u shprehëm kundër dhe nuk mund të diskutohen me në mbledhjen e radhës. E gjykojmë një propozim jashtë marreveshjes dhe traditës parlamentare për rolin e Kuvendit në zgjedhjen e KQZ.
Për këtë cështje do të diskutojmë pasi të na sillni paraprakisht një propozim tjetër që respekton faktin që Kuvendi është sovran në zgjedhjen e organit të KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordësimet në lidhje me emrat që plotësojnë kriteret dhe kanë miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetëm nëse sillni propozim të ri bazuar në këto parime mund të vazhdoje ky diskutim.
Për pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat janë ato përfshirë propozimet alternative që keni duke i dërguar paraprakisht me qellim që t’i japim zgjidhje në mbledhjen e radhës dhe mos humbim kohe me debate të kota. Pra, vetëm pas këtij qartësimi mund të konfirmoj mbledhjen e radhës në çdo kohë”, shkruhet në mbledhje.