MENU
klinika

La Liga, Java 28

Gola në limit, Valencia lë 2 pikë të arta

12.06.2020 - 23:03

Ndeshje dramatike mes Valencias dhe Levantes, kur deri në minutën e 90-të rezultati ishte pa gola. Por ndeshja pas pas 9 minutave shtesë përfundoi në barazim 1-1. Një pikë që e afron pak Valencian 1 drejt zonës Champions.

Skuadrat ishin të kujdesshme në fillim të ndeshjes, me lojtarët që nuk po kapnin ritmin. Megjithatë, më vonë vendasit bëhen më kërkues, por në pjesën e parë mungoi goli.

Në të dytën i njëjti skenar. Për miqtë bëhet akoma më e vështirë kur në 74’ Roger merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Valencia insiston dhe shpërblehet në 90’, ku Rodrigo shënon golin e avantazhit. Valencia kreu 4 zëvendësime, ndërsa Levante 5. Në minutën e 98’, Levante barazon me penallti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN