Grupi Parlamentar PPE dorëzoi sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.
Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat, Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi Qeverisë Rama në mars 2020.
Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”
Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.
Tre ditë më vonë, Kryeministri ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por edhe në këtë takim Rama foli 25 minuta në përgjithësi mbi Europën, bujqësinë e aplikacionin e-Albania, por nuk i përmendi 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.
Reagimi nuk vonoi, fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit për politiken e jashtme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin veçantë ato më pikantet: dënimi i votëblerësve, anulimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal.
Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe përsërit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi sipas PPE është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhshme.
Javën e shkuar u mesua se qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin “procedimi penal i votëblerësve”, por Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor, amendamentin për 15 kushtet. Planin e punës e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.