MENU
klinika

Zbulohet lëvizja e fundit nga presidenti i Kosovës

Haga ngre aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit

26.06.2020 - 11:05

Nga Austria do të shkonte në Kosovë, por duket se presidenti Thaçi ka ndërruar destinacion në çastet e fundit.

Presidenti Hashim Thaçi nuk u kthye dje në Kosovë nga Austria, ku iu desh të ndërpriste udhëtimin për në SHBA, pasi Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën ndaj tij.

IndeksOnline mëson se gjatë ditës së premte, presidenti Thaçi do të vizitojë Tiranën.

Edhe kryeministri Avdullah Hoti është tërhequr nga udhëtimi pas aktakuzës që u ngrit kundër presidentit Thaçi.

Dje, për më shumë se një orë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim mbështetës nga foltorja e Kuvendit, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Rama ka folur me tone të forta dhe ka treguar indinjatë, për aktakuzën të cilën e quajti një fletërrufe si në kohën e komunizmit. Kreu i qeverisë mbrojti luftën e UÇK-së dhe luftëtarët e saj, duke thënë se ata morën pushkën për liri dhe nuk ishin akuzatorët.