Deputetja Rudina Hajdari ka thënë pas takimit me Ramën në Kryesinë e Kuvendit se kryeministri është njohur me kërkesat e opozitës paralamentare për ndryshimin e sistemit dhe listat e hapura.
Në një dalje për mediat pas takimit, Hajdari tha se opozita parlamentare do listat e hapura dhe kryeministri sipas saj, e di shumë mirë këtë kërkesë sepse atë e kanë dhe shqiptarët.
“Ai u njoh me kërkesat tona. E kupton shumë mirë që marrëveshja e arritur nuk i përfshin kërkesat. Ne kërkojmë listat e hapura se nuk ka shqiptar që nuk i do. Nuk besoj që ka shqiptarë që do shkojë në votime dhe do votojë siglat e partive. Rama e di shumë mirë këtë.
Marrëveshja riktheu PD në sistem dhe shumë mirë ka bërë se PD dhe LSI duhet të ishin në sistem. Ne duam që të mos vijë më një Edi Rama tjetër, duam të hapim listat, ti shkojmë deri në fund kësaj nisme”, tha deputetja Rudina Hajdari.