28.06.2020 - 07:03
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot duhet të ishte në takimin në Shtëpinë e Bardhë por pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit, ai e anuloi.
Hoti pret që dialogut të rifillojë sa më shpejt dhe pret një datë së shpejti për takimin në Washington.
Gjatë një konference për shtyp ai pretendoi se dialogu nuk është i ndarë mes Ëashingtonit dhe Brukselit. Ndërkohë sa i përket çështjes Thaçi, ai shtoi se i përket Grenellit, si ftues i takimit që të vendosë nëse Presidenti i Kosovës duhet të jetë pjesë e takimit apo jo.