MENU
klinika

Po kthehej nga puna

Humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë 64-vjeçari

28.06.2020 - 21:02

Gjergj Smaçi, i cili u plagos pasditen e djeshme, pasi u aksidentua me makinë në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ka ndërruar jetë.

64-vjeçari nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në spitalin e Traumes, në Tiranë.

Smaçi ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin tip ‘Ford’, kur ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga.

Mësohet se në momentin e aksidentit ai po kthehej nga puna.