MENU
klinika

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë

Humbi kontrollin e motorit, 35-vjeçari vdes në spital

08.06.2020 - 17:45

I riu Luan Kola i cili u aksidentua para 1 ore me motorin e tij tip Honda, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Aksidenti ndodhi në orën 17:30 pranë fshatit Bushnesh. Përplasja me trafikndarësen ishte shumë e fortë, dhe për pasojë 35-vjeçari nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip “Honda”, shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.