Rudina Hajdari sot është duartrokitur fort në Kuvend, si modeli i një deputeteje me mendësi që rrallë e gjen në politikën shqiptare.
Kjo për shkak të faktit që mbështeti reformën në drejtësi pavarësisht se kjo reformë, sot i shkarkoi të ëmën gjyqtare, Fatmira Hajdarin.
“Dita sot ka nisur me një lajm për familjen timde dhe shumë njerëz që më janë sulur si ujqër se unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen.
Unë besoj te reforma në drejtësi dhe nëse e them këtë për time time më e them, për të gjithë gjyqtarët e prokurorët.
Unë do vazhdoj ta mbështes reformën në drejtësi sepse kjo shkon përtej interesit të familjes sime”, tha Hajdari dhe u duartrokit nga të gjithë në Kuvend.