MENU
klinika

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet

Avdullah Hoti shpallet Kryeministër i ri i Kosovës!

03.06.2020 - 12:44

Me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim, në Kuvendin e Kosovës u votua sot Qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet, me kryeministër Avdullah Hotin. Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Hotit iu hap rruga për formimin e Qeverisë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaci për mandatarin e formimit të Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019’ës, nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Qeveria e Albin Kurtit, që ishte produkt i koalicionit mes LVV’së, si parti e parë dhe LDK’së, si parti e dytë, u rrëzua me 25 mars, me mocion mosbesimi të nisur nga partia e Isa Mustafës.

Mocioni u inicua pasi Kurti ia shkarkoi LDK’së Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, pasi ai shprehu një qëndrim të tijin përsonal në një studio televizive, e Kurti e pa të papranueshme.

Mocioni i LDK’së bazë për rrëzim të Qeverisë e kishte rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë Hoti në fjalimin e tij të sotëm tha se “raportet me Amerikën janë lënduar nga një politike populiste e Qeverisë së fundit”.

Nga sot e tutje Kosova do të ketë qeverinë e re, përbërja e së cilës është kjo:

Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë

Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër

Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre

Goran Rakiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i pushtetit Lokal

Hykmete Bajrami – Minsitre e Financave

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës.

Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë

Blerim Kuqi- Ministër i Ekonomisë

Meliza Haradinaj – Ministre e Politikës së Jashtme

Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë

Ramë Lika – Ministër i Arsimit

Skënder Reçica- Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale

Vesel Krasniqi – Ministër i Tregitsë dhe Industrisë

Enis Kercan – Minisër i Zhvillimit Rural

Dalibor Jevtiq – Ministër për Kthim dhe Komunitete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoti: Nuk lejoj shkëmbimin e territoreve!

“Qeveria e re do burojë nga Kushtetuta, jo populiste…”