MENU
klinika

Izolohen edhe 8 punonjës të tjerë

Infektohet personeli mjekësor në konsultoren e fëmijëve në Pogradec

20.06.2020 - 13:45

Pas 3 rasteve pozitive me COVID-19 që qytetin e Pogradecit, është mbyllur konsultorja e fëmijëve si dhe janë izoluar edhe 8 punonjës të tjerë të saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për ‘News24’ se 1 mjek dhe 2 infermiere kanë rezultuar pozitivë, ndërsa përgjigjet për pjesën tjetër të personelit kanë ardhur negative, gjithsesi sipas rregullave për ata do të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.

Nga ana e mjekëve epidemiologë është bërë e mëndur marrja e tamponëve edhe të personave të tjerë kontakte dhe familjarë të mjekut dhe infermierëve por edhe të nënave me fëmijë që janë vizituar pranë kësaj qendre këto ditë. Nga ana tjetër mësohet se ambientet e kësaj konsultore i janë nënshtruar dezinfektimit.