26.06.2020 - 09:13
Një punonjës i Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit, që u merrte qytetarëve tamponet e koronavirusit, është infektuar nga sëmundja e rrezikshme.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka dalë pozitiv një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Pas këtij lajmi i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës. Ndërsa pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrëska.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
BIRN: punonjësit vazhdojnë të transportohen në autobusë të tejmbushur
“Fasoneritë, epiqendra e paralajmëruar e epidemisë së COVID-19”
Punonjësja e administratës rezultoi pozitive