MENU
klinika

Rritet konsumi final i popullatës

INSTAT: Bujqësia ndikim pozitiv në ekonomi

30.06.2020 - 12:06

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e parë të vitit 2020 i ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19 dhe tërmeti i 26 nëntorit, vlerësohet me rënie prej 2.52%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët bujqësi, pyje dhe peshkim me 0,71%, aktivitete të pasurive të paluajtshme me 0.19%.

Sipas INSTAT, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 1.12%.