Ish- ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka parashikuar se do të ketë dhe disa ditë të tjera me shtim rastesh të COVID-19.
Sipas Kojës kanë ndikuar shtimi i testimeve si dhe rihapja. Por sipas tij nuk ka kontrolle dhe vetëm 20- 25% e lokaleve në Tiranë respektojnë masat ndaj COVID-19.
Po ashtu Gjergj Koja ka bërë apel që inspektorët të shtojnë kontrollet rigoroze pasi Shqipëria nuk ka më luksin të rikthehet në ‘’Lock- Down’’.
”Parashikoj edhe disa ditë të tjera me raste të rritura. Së pari, është lëshuar pak dora tek testimet. Po bëhen shumë më tepër se tek piku i pandemisë Dhe kjo efektet.
Së dyti, masat shtrënguese nëpër shtëpi ndërpreu zinxhirin por nuk zhduku virusin. Kur ti hapesh dhe nuk ndjek por rekomandon, pra nuk duhet përgjegjësia vetëm tek qytetarët, edhe pse ësthë shumë e rëndësishme.
Sepse qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me distancim por edhe me maska. Por duhet dhe një qasje ndryshe nga Komiteti i Ekspertëve.
Nuk jan shifra shqetësuese, por kur ka një ngritje atëhere ngjallin shqetësim. Pse dalin këto shifra? Nuk dua të mendoj për vatra komunitare. Duhet të kemi një qasje ndryshe të Komitetit të Ekspertëve. Hiq disa ekspertë që kam shumë respekt, disa të tjerë duhet të ikin dhe të zëvendësohen nga të tjerë.
Ky Komitet ekspertësh duhet të diktojë që duhet të zbatohen protokollet. Shihni lokalet e Tiranës. A zbatohet distanca. Nuk mendoj se më shumë se 20- 25% i respekton. Ishalla nuk shojmë te vatrat komunitare. Duhen respektuar kontrollet. S’kemi luksin të rikthehemi në ‘’Lock- Doën’’. Duhen shtuar kontrollet. Nuk e kuptoj pse nuk vendosen maskat në dyqane. Nuk pres rekomandim preciz nga OBSH se është konfuze. Por dua të shoh modelin e Zelandës së Re. Duhet forcuar kujdesi shëndetësor. Kam një informacion se është infektuar një person tek Drejtoria e Shërbimeve Farmaceutike që ka lidhje me farmcitë. Mbyllja brenda e zgjat në kohë koronavirusin. Por edhe imunizimi do kohën e vet. Ka të infektuarit e vet, por nuk mund të presim që tek Infektivi të shkojë numri mbi 90 që të shohim masa të ‘’Lock- Down’’. Por Inspektorët të shtojnë kontrollet. Nëse ndodh jam i bindur që do të bierë numri i të infektuarve.”- tha Koja.