MENU
klinika

“Për efekt dokumentacioni”

ISHP: S’kemi kapacitete, testimet për Covid të kryhen edhe tek privati!

15.06.2020 - 08:44

Dje, tre muaj pas pandemisë së koroanvirusit, në Shqipëri u shënua shifra më e lartë të prekurve. Ministria e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht se ishin regjistruar 57 të prekur nga Covid-19, një rekord që nuk ishte arritur as në muajin Mars, kur shpërtheu pandemia.

Kurba e të infektuarve është në rritje dhe konstatohet nga fakti i thjeshtë se ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit te Shendetit Publik ka shtuar numrin e testimeve. Te shtunen ky institucion kishte kryer 267 testime, ndërsa dje shifra ishte 367 gjithsej.

Më herët, kryeministri Edi Rama do të shprehej se, po të ishte nevoja do të bëheshin edhe 1000 testime në ditë, ndërsa Insitutit i Shëndetit Publik mendon krejt ndryshe.

Një dokument i publikuar nga Gazeta “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë.

I vetmi institucion zyrtar që realizon testimet është pikërisht ISHP-ja, një institucion në varësi të shtetit. ISHP ka në misionin e vet të bëjë këto testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës.

Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacion.

Kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj, ndërsa nga ana tjetër, Qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.

Dokumenti i ISHP-së për mungesën e survejancës është një kambanë alarmi për ministrinë e Shëndetësisë, e cila duhet të veprojë sa më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodhë me virusin në Shqipëri?

Dita rekord e të prekurve me COVID, konfirmohen 48 raste pozitive