Detaje tronditëse dalin në dritë nga ekzekutimi i biznesmenit Hekuran Billa, i cili u vra në 11 qershori në zonën e Komunës së Parisit.
Dëshminë e Adiola Lakrës, e cila u arrestua dje në mbrëmje nga Policia e Beratit, pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore në vrasjen e Billës, e cila ishte dhe e dashura e tij.
“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Ajo ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, autor kryesor i ngjarjes. Policia ka dyshimet e saj se e reja njoftoi Sebastiano Malin për lëvizjet e Billës, ndërsa ky i fundit njoftoi dajën e tij Viktor Marku, i cili kreu dhe atentatin. Aktualisht policia është në kërkim të bashkëpunëtorit tjetër.
KUSH ISHTE HEKURAN BILLA
Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurores Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006, në një lokal në rrugën Park Royal, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrarë bashkëkombasin e tij, Prel Marku si dhe të plagosur Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani. Në 2013, ai u ekstradua drejt Shqipërisë dhe nisi përballjen me drejtësinë e vendit tonë. Gjykata e Tiranës vendosi ta njohë vendimin penal të huaj dhe dënoi përjetësisht Billën. Por, favorizimi i tij u bë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi ta prishë vendimin e shkallës së parë dhe dënoi Billën, me vetëm 25 vite burgim.
Me vendimin nuk ishte e kënaqur prokuroria, e cila bëri rekurs, por për shkak se Gjykata e Lartë hyri në kolaps, ajo dosje u mbulua nga pluhuri. Nga ky moment, Hekuran Billa, nga Kukësi ndërtoi një strategji dhe ia doli të rifitojë lirinë. Ai fitoi disa ulje dënimi radhazi.