MENU
klinika

COVID-19

Italia në fazën e tretë, Conte: Nuk kam frikë nga rënia

07.06.2020 - 14:51

Jemi në fazën e tretë të pandemisë ku duhet vepruar me urgjencë. Kështu është shprehur kryeministri Italian Giuseppe Conte në një intervistë për Corriere della Sera i cili iu referua edhe deklaratave dhe zërave se pikërisht në këtë moment mund të vijë edhe fundi i qeverisë së udhëhequr prej tij. “Mua nuk më duket se ndihem i rrethuar më shumë sesa në fazën e parë. Në të gjithë këta muaj kam dëgjuar vazhdimisht: Conte po bie. Kjo është pjesë e lojës, unë kam mësuar të mos befasohem”, ka nënvizuar Conte. Realiteti na sjell një fazë emergjente ka nënvizuar kreu i ekzekuitivit Italian, e ndërsa e kanë theksin tek lëvizja e menjëhershme që duhet të bëjë qeveria për të përballuar këtë situatë pasi sipërmarrësit janë në luftë me kohën.

Lidhur me tensionet në mazhorancë ai thotë, “e vërteta është se kur të arrini në substancën e gjërave, duke i ndarë ato nga polemikat, ti e kupton se kjo mazhorancë është e përbërë nga palë përgjegjëse, të cilët e kuptojnë mirë se cilat janë përparësitë e vendit”, thotë Kryeministri.

Ndërkohë nga ana tjetër Italia shpreson që vendet e tjera të Bashkimit Evropian të rihapin kufijtë e tyre për shtetasit italianë më 15 qershor. Vetë ky vend hapi kufijtë për shtetasit e BE-së më 3 qershor, por shumica e vendeve evropiane ende kanë kufizime për shtetasit italianë. Ministri i jashtëm Luigi Di Maio  gjatë një vizite në Slloveni ku u takua me homologun e tij u shpreh se “data 15 qershor është shumë e rëndësishme për qytetarët tanë” e ndërsa ministri i jashtëm slloven, Anze Logar tha se kushtet shëndetësore në Itali janë duke u përmirësuar shumë shpejt dhe u shpreh optimist për 15 qershorin”.

Di Maio tha se Gjermania dhe Zvicra po ashtu kanë dhënë sinjale se mund të rihapin kufijtë me Italinë nga kjo datë. Ai tha se hapja e kufijve do të nënkuptonte se të gjithë qytetarët italianë përfshirë edhe ata që janë nga zonat më të prekura nga koronavirusi të mund të udhëtojnë. Italia një prej vendeve të goditura më rëndë nga COVID-19, ka raportuar mbi 234 mijë raste me koronavirus dhe mbi 33 mijë të vdekur. Sllovenia, që muajin e kaluar deklaroi se pandemia e koronavirusit ka përfunduar në këtë shtet – ka raportuar për 1,479raste dhe 109 të vdekur. Sllovenia, në javët e fundit po ashtu ka lejuar udhëtimet e njerëzve nga shtetet fqinje si Kroacia, Hungaria dhe Austria.