MENU
klinika

"Është porsi një ishull mësimi në mjedis të padijes që..."

Ja si e vlerësonte Faik Konica Kolegjin Saverian Jezuit…

17.06.2020 - 16:11

Në 1933 Zogu mbylli ose shtetëzoi të gjitha shkolla private dhe të huaja në Shqipëri. Këtu përfshiheshin shkollat jezuite dhe françeskane në Shkodër, ato pakicës serbe në veri të asaj greke në jug si dhe shkollat teknike amerikane dhe italiane.

Goditja e Zogut në fakt drejtohej ndaj shkollave italiane me shpresën se do të frenohej italianizimi i vendit dhe arsimi kombëtar do të forconte ngjyrat patriotike bashkë me kontrollin shtetëror. Faik konicës nuk i pëlqeu politika e re e Zogut.

Ai ruante kujtime të bukura nga kolegji Saverian i Shkodrës (Sot Shkolla e mesme “At Pjetër Meshkalla), ku pat shkuar në vitin 1883 dhe kishte kaluar dy vjet. Në atë kohë ishte vetëm 7 vjeç por mbresat nuk i ishin shlyer. Vite më vonë Faiku do të shkruante:

Shkolla e madhe e Jesuitëve në Shkodër është porsi një ishull mësimi në mjedis të padijes që e gjen rreth e rreth në Shqipëri… Mësimet, italisht, latinisht, frëngjisht e gjermanisht, jipen prej Etërve Jezuitë, me atë dije që as armiqtë e tyre s’ua mohojmë.

Të gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Evropës, munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë të barazohen me to… Pra le t’ia dimë të mirat që i bëri Shqipërisë kleri i huaj e na duket detyrë që t’ia dijmë më tepër Etërve Jesuitë.

Rëndësia e Kolegjit jezuit në ndikimin e figurës së Faik Konicës është e rëndësishme sepse i dha atij një botëkuptim properëndimor.

Marrë nga libri i Ilir Ikonomit, Faik Konica në Uashington