MENU
klinika

"Janë të vlefshme deri…"

Jeni mbi 75-vjeç? Ministria merr vendim për dokumentet e identifikimit

22.06.2020 - 09:18

Lajm i mire per te gjithe shtetasit shqiptare mbi moshen 75-vjeç. Dokumentet e identifikimit nuk do te duhet t’i rinovoni, pasi sipas vendimit te fundit te marre nga ministria e Brendshme, sanksionuar edhe me projektligjin e miratuar se fundi, jane te vlefshme deri sa te keni jete.

‘Propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë. Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet”-thuhet ne projektligj.

PROJEKTLIGJI “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002, “PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR”

QËLLIMI I PROJEKTAKTIT

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, propozohet me qëllim zgjidhjen e problematikave me të cilat ndeshen shtetasit shqiptarë. Referohet kategoria e personave mbi 75 vjeç, të cilët meritojnë vëmendje të veçantë nga zbatimi i politikave, programeve shtetërore në ofrimin e shërbimeve publike dhe janë përfitues të programeve shtetërore.

Përfitimi i shërbimeve të tjera publike për këtë kategori të shtetasve bëhet i pamundur në kushtet kur janë në pamundësi të lëvizjes, ndaj të cilëve nga shoqëria koncesionare aplikohet shërbimi lëvizës me një kosto të konsiderueshme, përfshirë këtu shërbimin për pajisje me pasaportë, për të justifikuar koston e lëvizjes në banesë. Kompania koncesionare ofron shërbimin mobile, me kosto shtesë, në vlerën 18 000 lekë.

Në këtë kuadër, nëse do të propozohej kompensimi nga buxheti i shtetit për këtë vlerë, do të krijoheshin kosto të panevojshme dhe që nuk janë parashikuar në programet buxhetore të dyja ministrive të linjës që përfshihen në këtë çështje, Ministrisë së Brendshme, propozuese e këtij projektakti dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bazë të komunikimeve nga kompania koncesionare është kërkuar kompensimi i vlerës së këtij shërbimi nga programi buxhetor i Ministrisë së Brendshme. Në këto kushte, për të shmangur kostot e panevojshme që deri më tani kanë rënduar mbi këtë kategori shtetasish, propozojmë që afati për dokumentin letërnjoftim për shtetas të moshës mbi 75 vjeç të jetë pa afat vlefshmërie, pra për aq kohë sa janë në jetë.

Gjithashtu, marrja e shenjave të gishtërinjve për personat mbi 75 vjeç, të cilët riaplikojnë për t’u pajisur me dokument të ri identifikimi, sjell problematika për shkak të pamundësisë fizike.

Ndaj propozohet që dokumenti ekzistues për këtë kategori i marrë nga mosha 75 vjeç e sipër do të jetë i vlefshëm për aq kohë sa jetojnë. Në të njëjtën linjë, që nga muaji qershor 2019, Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar rregulla të reja për një siguri më të lartë të dokumenteve të identitetit. Periudha minimale dhe maksimale e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas standardeve të Bashkimit Evropian është 5 dhe 10 vjet.

Në rregullat e reja, të cilat vijnë në linjë me propozimin në këtë projektakt, parashikohet se shtetet anëtare mund të lëshojnë karta identiteti me një vlefshmëri më gjatë për persona të moshës 70 vjeç e sipër.

Nga statistikat e prodhuara nga burimi shtetëror zyrtar, Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile (RKGJC) i vitit 2010, rezultojnë të regjistruar 148 484 shtetas të moshës mbi 75 vjeç.