MENU
klinika

Përgjigjet mjeku ORL

Kam kruarje në veshë, çfarë këshillohet?

12.06.2020 - 19:17

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Ka gati 1 vit që kam kruarje të veshëve përbrenda. Bleva një alkool në farmaci po nuk bëri asnjë efekt. Gati çdo ditë e njëjta gjë. Edhe natën kam kruarje të fuqishme të veshëve dhe të qiellzës së gojës njëherësh. Çfarë më këshilloni? 

Mjeku: Problemi i kruarjes së veshit mund të vijë nga shkaqe të ndryshme. Mund të vijë nga prodhimi i pakët i dyllit që është njëkohësisht edhe mbrojtës i kanalit. Nga kruarja e vazhdueshme shtresa e jashtme e lëkurës së kanalit të jashtëm të dëgjimit nuk rigjenerohet dhe ky proces mudn të kronicizohet. Mund të vijë edhe nga hiperprodhueshmëria e dyllit kur shoqërohet edhe me kruarje të fytit, mund të shoqërohet edhe me fenomene alergjike. Duhet bërë patjetër një konsultë me mjekun ORL dhe alergolog.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.