Në 8 vite në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj pak ditë përpara largimit nga posti I kreut të këtij institucioni ka publikuar dëmin ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga auditimet e ushtruara përgjatë viteve 2012-2019.
Sipas KLSH shkeljet e konstatuara përgjatë këtyre viteve kapin shifrën alarmante 6.2 miliardë euro. Konkretisht KLSH ka konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera me dëm ekonomik në shumën 2 miliardë euro.
Gjithashtu shkelje janë konstatuar edhe në keqmenaxhimin e fondeve të programuara si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve në shumën 4.2 miliardë euro.
Në krahasimet që KLSH ka bërë thotë se në vitet 2012-2019 dëmi ekonomik është 5.4 herë më i lartë se dëmi ekonomik I zbuluar në vitet 2002-2011 I cili llogaritet 47.4 miliarde leke. Në lidhje me kallzimet penale dhe personat e kallëzuara penalisht në 8 vitet e fundit sipas KLSH numri është 2 herë i madh krahasuar me periudhën 2002-2011.