MENU
klinika

U konfirmua nga shkalla e parë e Vettingut

Komisioneri Publik ankimon vendimin: Anton Martini të shkarkohet

10.06.2020 - 18:51

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin Anton Martini i cili është dhe kandidat për SPAK.

Anton Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.

KPK konfirmoi në detyrë në fund të janarit të këtij viti Anton Martinin, prokurorin e Krimeve të Rënda duke e nxjerrë të pastër por tashmë duket se çështja do vijojë në KPA. Ndërkohë KLP e ka renditur të dytin në garën për SPAK bazuar në anën profesionale.