Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mblidhet sot për herë të parë për të diskutuar projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.
Sot në axhendë, do të caktohet nismëtari i kësaj nisme, relatorët si dhe ekspertët konstitucionalistë.
Po ashtu do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me Këshillin e Legjislacionit. Propozimi i opozitës parlamentare me 29 firma nga deputetët kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor në lista të hapura dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, që kërkojnë ndryshime në Kushtetutë.
Ndërkohë sot është afati i fundit i Reformës Zgjedhore, ndërkohë që sot palët në Këshillin Politik duhet t’i dërgojnë Kuvendit marrëveshjen e plotë e cila më pas do të miratohet nga deputetët.
NJOFTIMI NGA KUVENDI
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
E martë, 30 qershor 2020
Ora:10:00
Ne rend të dites:
Miratimi i procedurës dhe kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
– Caktimi i nismës nga nismëtari
– Caktimi i relatorëve
– Caktimi i mënyrës së njohjes së projektligjit nga zgjedhësit
– Miratimi i ekspertëve konstitucionalist
Miratimi i kalendarit të seancave dëgjimore.
Mbledhje e përbashkët me Këshillin për Legjislacionin