Policia e Fierit ka evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike gjatë kontrolleve në tokë dhe nga ajri me dronë duke arrestuar një 56-vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në fshatin Buzëmadh, Fier, u konstatua një rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga shtetasin Novruz Saliaj, 56 vjeç, banues në Buzëmadh, pasi në vendin e quajtur “Maja e Nunarit”, në afërsi të tokës së tij, u evidentuan disa bimë narkotikë kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia e Fierit deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të dronëve dhe helikopterëve.