MENU
klinika

Vendimi i UEFA-s

Kosova nuk mund të luajë me këto për Qatar 2022

18.06.2020 - 19:07

Kosova ende nuk ka luajtur ndeshjet play-off për Euro 2020, por megjithatë, planet bëhen edhe për të ardhmen. Shorti evropian për Kupën e Botës 2022 do të mbahet më 29 nëntor të këtij viti dhe UEFA, në një mbledhje të Bordit Ekzekutiv, ka treguar se cili do të jetë formati i kualifikimeve.

Është vendosur që kombëtaret do të shortohen në dhjetë grupe, ku pesë prej tyre do të jetë me nga gjashtë ekipe dhe pesë të tjera me nga pesë. UEFA gjithashtu ka vendosur se cilat kombëtare nuk mund të përfundojnë në të njëjtin grup, për arsye politike.

Kështu, Kosova nuk do të jetë në grup me Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Rusinë në fazën e grupeve kualifikuese. Gjithashtu u vendos se pjesë e një grupi nuk mund të jenë më shumë se tre ekipe kombëtare që vijnë nga zonat ku të luash futboll gjatë dimrit është shumë e vështirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola