30.06.2020 - 12:04
Totali i kredisë për ekonominë arriti vlerën 582 miliardë lekë, në fund të muajit maj 2020, ose 4.7 miliardë euro, duke shënuar rritje të lehtë në raport me muajin e mëparshëm.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kredia e re në lekë, në muajin maj u rrit 6.7 miliardë lekë. Ndërsa kredia e re në monedhën euro shënoi vlerën 32 milionë.
BSH bën të ditur se, huaja më e preferuar gjatë muajit maj ka qenë për periudha afat shkurtra shlyerje nga 6 muaj deri në 1 apo 3 vjet.
Gjatë muajit maj rritje shënoi edhe kreditimi i individëve. Kredia e re për individët u rrit me 2%, krahasuar me një muaj më parë.