MENU
klinika

“LSI kundër financimit të partive nga buxheti”

Kryemadhi: Pse më leverdis të futem në zgjedhje me Edi Ramën

09.06.2020 - 20:49

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij

“Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet”, tha Kryemadhi.

I pranishëm në studio, analisti Eduard Zaloshnja theksoi se partia në pushtet e fillon garën me 2 pikë plus, dhe ky është një problem sistematik që ndodh në Shqipëri.

Çdo parti që ka pushtetin e fillon garën me 2 pikë plus. Në çdo sondazh që kam bërë para zgjedhjeve, partia që është në pushtet del dy pikë më poshtë, se sa është në zgjedhje. Kjo ka filluar që me Fatos Nanon. Kjo tregon se ne kemi një problem sistematik, që ai që është në qeveri në një mënyrë a në një tjetër fiton dy pikë në zgjedhje.

Do të ishte e mira, që të bëhej që këtë vit, që të kishim një qeveri tranzitore për zgjedhjet e ardhshme. Edi Rama është i vendosur për të mos e bërë këtë. Një gjë emancipuese për Lulzim Bashën do të ishte, se edhe pse Rama nuk pranon qeveri tranzitore, kur të vij unë në pushtet derisa të bëhemi pjesë e BE zgjedhjet do të bëhen me qeveri tranzitore. Z. Basha e ka në dorë të premtojë, të thotë në mënyrë solemne që kur të bëhet kryeministër, deri kur të shkojmë në BE, zgjedhjet do të bëhen me qeveri kujdestare”, u shpreh analisti.