29.06.2020 - 07:40
Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një sërë takimesh pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj Thacit e Veselit.
Mediat kosovare raportojnë se Rama do të takohet me Presidentin Thacci dhe me kreun e PDK, Kadri Veselin. Po ashtu do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.
Prej publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaccit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës, kurse Serbinë si xhelatin e luftës së vitit 1999.