Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi do të zhvillojë sot një takim me deputetë të opozitës parlamentare për të diskutuar për reformën zgjedhore. Takimi do të zhvillohet në orën 9:00 dhe vjen dy ditë pasi tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.
Ata i kërkuan shumicës socialiste që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për reformën zgjedhore dhe dy kushtet e tyre, depolitizimin e administratës zgjedhore dhe listat e hapura.
Një ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi zhvilloi një takim me partitë jashtëparlamentare, ndërsa paralajmëroi se do të radikalizojnë qëndrimin nëse nuk bien dakord për dy kushtet.
Myslim Murrizi e konsideroi marrëveshjen për reformën zgjedhore si pazar të radhës të palëve politike.