MENU
klinika

"Nga Washingtoni lajme të mira!"

“Kthesë historike”, Thaçi zbulon detaje nga takimi me zyrtarin e BE

18.06.2020 - 16:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbylljes së takimit me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

Presidenti e ka konsideruar takimin në Washington si një kthesë historike për arritjen e paqes, ndërsa shton se do të shkojë atje për të përfaqësuar interesat shtetërore. Sipas tij, Kosova është e bekuar me përkrahjen e SHBA dhe nga Washingtoni kanë ardhur gjithmonë lajme të mira.

“Atje shkojmë me parime të qëndrueshme. Takimi e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike dhe mundësi për rifillimin e një procesi për arritjen e paqes. Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës njësoj si në të kaluarën shkon i përgatitur për të përfaqësuar interesant shtetërore. Njësoj si përpara, Kosova ka qenë dhe do të jetë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e SHBA-së. Kosova do të punojë për arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi . Qytetarët e dinë se nga u kanë ardhur gjithmonë lajme të mira, kështu do të jetë edhe sot edhe në të ardhmen”, ka thënë Thaçi në konferencë.

Më tej ai ka shtuar, se bashkëveprimi me bashkësinë ndërkomëbatre ka qenë pozitiv, ndërsa përsa i përket dialogut, presidenti tha se do të jetë transparent. Ai u ka dhënë përgjigje kritikëve se nuk do të ketë shkëmbim territorial.

“Sa herë kemi pas bashkëveprim me bashkësinë ndërkombëtare rezultatet kanë qenë pozitive. Kam besim se edhe takimi në Ëashington do t’i kontribuojë konsolidimit të brendshëm dhe ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Kosova në Ëashington shkon me flamurin shtetëror që është integriteti territorial i shtetit të Kosovës. Çdo paragjykim apo spekulim është i panevojshëm. Delegacioni është ftuar në SHBA ku zë fill liria dhe pavarësia e shtetit të Kosovës. Trump dhe SHBA gëzojnë besimin e palëkundur të popullit të Kosovës dhe shtetit të Kosovës”, vijon Thaçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


The Guardian: Dy mesazhe shqetësuese!

“BE i frikësohet shkëmbimit të territoreve”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat