MENU
klinika

"S’duhet të harrojmë 20 vite më parë, kur…"

Kthim pas në procesin e integrimit? Meta: Do të ishte fatale

09.06.2020 - 14:32

Presidenti Ilir Meta thekson se kthimi mbrapa në procesin e integrimit do të ishte fatale për Shqipërinë.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kreu i Shtetit shkruan se jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Evropian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë, do të ketë ndëshkim.

Mesazhi i Metës:

Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme.

Kjo do të ishte fatale për ne, dhe unë jam i bindur që nuk ka përse të ndodhë, ndërkohë që nuk duhet të harrojmë që 20 vite më parë kur u përfshimë në procesin e Stabilizim Asociimit ishim në një korsi me Kroacinë, dhe shumë më përpara Malit të Zi apo Serbisë.

Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve. ????