MENU
klinika

Serie A, Java 25

Kumbulla super, Verona “flirton” me Europën

20.06.2020 - 22:46

Verona e ka rinisur më së miri kampionatin e Serie A, teksa ka fituar 2-1 në shtëpi ndaj Cagliari-t, në ndeshjen e prapambetur në kuadër të javës 25. Një sukses që bën Verona-n të “flirtojë” me zonën europiane për sezonin e ri.

Di Carmine shënoi golin e parë në 14’ dhe Verona luan më mirë pasi shënon. Clirohet plotësisht edhe Di Carmine që në 26’ realizon me një gjuajtje të frikshme nga jashtë zone. Por Borini ndëshkohet me të kuq në 36’ dhe lë Verona-n me 10 lojtarë.

Cagliari e ka shfrytëzuar superioritetin numerik pothuajse menjëherë dhe ka ngushtuar diferencat në minutën e 43-të me Giovanni Simeone-n. Gjithsesi, Verona ka arritur ta mbrojë avantazhin në pjesën e dytë edhe pse në minutën e 70-të është vendosur barazime numerikë në fushë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Luca Cigarini. Marash Kumbulla ishte titullar, me paraqitje fantastike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN