MENU
klinika

Tubimi i parë më 12 Qershor

Kurti u rikthehet aksioneve opozitare

07.06.2020 - 07:17

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili tashmë mund të quhet dhe lideri i partisë opozitare më të madhe në Kosovë ka paralajmëruar tubimin e parë pas rrëzimit nga qeveria.

Tubimi do të mbahet në sheshin ‘’Skënderbeu’’ të Prishtinës duke mbajtur distancë.

Kurti thotë se java tjetër është ‘’Java e Lëvizjes’’ që përkon dhe me 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes.

STATUSI NGA ALBIN KURTI

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…

"Situata në Kosovë nuk është e mirë, forcat tona..."

Tensionet me Serbinë/ Çfarë paralajmëron ministri kroat

DW: Lojërat e Vuçiç, as në Lindje as në Perëndim

Politika e jashtme e Serbisë, “skizofrene” apo me strategji?

Nuk ishte në agjendën e Këshillit të Evropës

Ku gaboi Kosova që e humbi shansin për KiE?