MENU
klinika

Emrat

Cilët janë 8 politikanët më të pasur në Shqipëri?

11.06.2020 - 21:08

Në emisionin “Opinion” sot po trajtohet pasuria e politikanëve shqiptarë ku janë renditur edhe 8 më të pasurit prej tyre.

Shifrat i bazohen deklaratave të tyre në KQZ para zgjedhjeve të 2017-ës.

Në krye të listës qëndronte deputeti i PSD-së me 30 milionë euro pasuri të deklaruar në total. Pas tij vjen ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ndërsa vendin e tretë e mban ish deputeti i LSI në Shkodër, Agron Çela.

Lista e plotë:

Tom Doshi PSD 30 milionë euro pasuri
Agron Shehaj PD 23 milionë euro
Agron Çela LSI 11.4 milionë euro
Adnor Shameti PS 5.3 milionë euro
Anastas Angjeli 2 milionë euro
Fate Velaj PS 1.4 milionë euro (Koleksione artistike)
Tatjana Biro PS 1.1 milionë euro
Alket Hyseni PS 1 milionë euro

Image