MENU
klinika

120 futbollistë në “rrugë” pas 30 qershorit

La Liga, probleme me lojtarët që ka huazuar në Europë

10.06.2020 - 17:23

FIFA ka bërë plane për përfundimin e sezonit aktual të futbollit dhe dritaren e transferimeve duke aprovuar idenë për të zgjatur kontratat e lojtarëve të cilat skadojnë më 30 qershor. Vendim që nuk është përqafuar nga të gjithë Federatat dhe si rrjedhojë pritet që klubet e tyre të hasin probleme madhore.

Spanja është një nga Federatat që është kundër këtij verdikti të FIFA-s. Më shumë se 120 lojtarë, kartoni i të cilëve zotërohet nga një klub spanjoll do mbyllin periudhën e huazimit në skuadrat e tjera europiane dhe rikthimi në La Liga do të ishte i pashmangshëm.

Shumë skuadra kanë nisur bisedimet me lojtarët e tyre për ta zgjatur deri më 19 korrik, por kjo mund të gjej kundërshtimin e ekipeve ku aktivizohen aktualisht, pasi detyrimisht duhet të paguajnë para ekstra.

Eibar, Espanyol dhe Real Mallorca janë ekipet që kanë huazuar më shumë futbollistë të tyre në skuadrat e tjera dhe kjo do i shkaktonte prishje të planeve. Probleme minimale pritet të ndihen në shtëpinë e Barcelonës që ka vetëm Arda Turan në huazim, ndërkohë që Real Madrid mund të humbasë shërbimet e Areola-s, kartonin e të cilit e zotëron PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN